Dalin pamjet, ja momenti kur Nasim Haradinaj “çartet” për Hashim Thaçin

Aktuale

Dalin pamjet, ja momenti kur Nasim Haradinaj “çartet” për Hashim Thaçin

Nga: N. H Më: 30 shtator 2020 Në ora: 09:06
Nasim Haradinaj

Nënkryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Nasim Haradinaj doli të martën për herë të parë para gjykatës së Dhomave të Specializuara në Hagë, nën dyshimet për pengim të drejtësisë, teksa mbrojtja e tij kërkoi lirimin e tij.

Gjatë paraqitjes së tij, Haradinaj përsëriti qëndrimin se nuk i njeh Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar, që ndryshe njihen si Gjykata Speciale.

Në rrjetet sociale po qarkullon një video interesante e nënkryetarit të Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Ai në momentin kur pyetet për presidentin aktual, Hashim Thaçi “çartet”.

“Është kupola, është baba i luftës se e kanë bërë shokët. Ndërsa, në politikë sa herë të donë e dredhë sepse s’ka politikanë të tjerë”, kishte thënë Haradinaj në këtë intervistë.

Kujtojmë se arrestimi i Haradinajt dhe Gucatit ndodhi pasi kjo organizatë të cilën ata e udhëheqin, tri herë radhazi mbajti konferenca për media ku shpërndanë materiale që pretendohet se janë dokumente konfidenciale të Gjykatës Speciale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat