VV akuzon koalicionin qeverisës dhe PDK-në për dallavere në zgjedhjet brenda KQZ-së

Aktuale

VV akuzon koalicionin qeverisës dhe PDK-në për dallavere në zgjedhjet brenda KQZ-së

Më: 30 shtator 2020 Në ora: 11:24
Sami Kurteshi

Përfaqësuesi i Lëvizjes Vetëvendosje në komisonin e zgjedhjeve, Sami Kurteshi, në një konferencë për media, ka thënë se organizuar një shkelje në përzgjedhjen e kryeshefit ekzekutiv të sekretariatit te KQZ-së.

Ai tha se është bërë një shkelje ligjore, pasi është thyer parimi ligjor i sigurisë juridike.

“Ky process ka filluar në fund të qershorit me hapje të konkursit për kryeshefin ekzekutiv, dhe për shkak të procedurave dhe për shkak të gjendjes me pandeminë janë bërë zvarritje, por kanë qenë të arsyeshme, por ajo që ka qenë më e rëndësishmja, se në procesin e përzgjedhjes, pas shpalljes së konkursit dhe pas dorëzimit të dokumenteve të kanditatëve, në KQZ për arsye krejtësisht politike, është ndryshuar udhëzimi administriv I vitit 2012, që ka të bëjë pikërisht me caktimin e panelit Brenda KQZ që bëjnë përzgjedhjen dhe propozimin për KQZ”, ka thënë Kurteshi.

“Askush nuk ndryshojnë rregullat e lojës pasi të fillon loja. Kjo është shkelja që e ka bërë KQZ-ja. Për shkak që kanë pasur një marrëveshje paraprake për një kandidat të caktuar nga përfaqësues politikë të koalicionit qeverisës me ndihmën e PDK0së, kanë përzgjedhur një person”, shtoi Kurteshi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat