Zyrtari i VV-së reagon ndaj Selmanajt: Dërgona faturat e shpenzimeve në Washington, le çfarë buke han Hoti

Aktuale

Zyrtari i VV-së reagon ndaj Selmanajt: Dërgona faturat e shpenzimeve në Washington, le çfarë buke han Hoti

Nga: A.Morina Më: 30 shtator 2020 Në ora: 11:39
Driton Selmanaj

Zëvendëskryeministri Driton Selmanaj, mbrëmë ka deklaruar se kryeministri Avdullah Hoti e merr bukën me vete në punë.

Për këtë deklaratë të Selmanajt, ka reaguar zyrtari i VV-së, Adnan Rrustemi i cili  tha se sa tregon me çka e han buken Hoti, le të dërgon faturat e shpenzimeve të delegacionit në Washington.

"Le ta shohim çfarë ka hangër Hoti, e ku e ka ngjyer Dritoni dhe sa ka lënë bakshish Skenda", tha Rrustemi, përcjell "Bota sot".

Postimi i plotë

Driton Selamanaj sa thotë se me çfarë buke e han sandviçin Hoti, le të dërgon faturat e shpenzimeve të delegacionit në Washington më 4 shtator. Janë bërë 22 ditë nga kur deputetët tanë të Komisionit për mbikëqyrjen e financave publike kanë kërkuar dokumentet për shpenzimet e udhëtimit e qëndrimit në Washington dhe ende s’kanë marrë përgjigje. Le ta shohim çfarë ka hangër Hoti, e ku e ka ngjyer Dritoni dhe sa ka lënë bakshish Skenda.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat