​Haradinaj takon ambasadorin Rohde, e falënderon Gjermaninë për ndihmën e dhënë Kosovës

Aktuale

​Haradinaj takon ambasadorin Rohde, e falënderon Gjermaninë për ndihmën e dhënë Kosovës

Më: 30 shtator 2020 Në ora: 14:36
Pamje nga takimi

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka pritur në takim ambasadorin e Gjermanisë, Jorn Rohde të cilit i ka uruar mirëseardhje në Kosovë dhe njëkohësisht i ka ofruar bashkëpunim të ngushtë.

Përmes një postimi në Facebook, Haradinaj ka falënderuar Gjermaninë dhe popullin e saj për ndihmën e pakursyer për Kosovën në çdo etapë të sajë.

Ky është postimi i plotë i Haradinajt:

Prita sot në takim, ambasadorin e ri gjerman Jörn Rohde. Ambasadorit i urova mirëseardhjen dhe i shpreha gatishmërinë të punojmë ngushtë për tema me rëndësi për vendin tonë.

Gjermania përpos që është strehë e qindra mijëra bashkëqytetarëve tanë, ajo ka qenë përkrahëse e madhe e rrugës së popullit tonë për liri e pavarësi, përkrahje që po vazhdon edhe tani, në sfidat në të cilat po kalon vendi ynë. Ne jemi përgjithmonë falënderues!

RH.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat