Çfarë deklaronte Nasim Haradinaj për Avdullah Hotin: Kjo ishte burrnia e kryeministrit – ja çfarë thoshte për Kurtin e Mustafën

Aktuale

Çfarë deklaronte Nasim Haradinaj për Avdullah Hotin: Kjo ishte burrnia e kryeministrit – ja çfarë thoshte për Kurtin e Mustafën

Nga: N. H Më: 30 shtator 2020 Në ora: 14:34
Nasim Haradinaj dhe Avdullah Hoti

Nënkryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Nasim Haradinaj ka dalë për herë të parë para trupit gjykues të Dhomave të Specializuara në Hagë.

Nga aty ai u njoftua se mbi të, pritet të ngrihet aktakuzë për veprën penale kundër administrimit të drejtësisë, përkatësisht për frikësim të dëshmitarëve, hakmarrje dhe shkelje të fshehtësisë.

Por, para se të arrestohej ai në një intervistë, kishte lavdëruar kryeministrin Hoti, pasi ky i fundit kishte vendosur të mos shkonte vetëm në Shtëpinë e Bardhë pas ngritjes së aktakuzës për presidentin Thaçi.

Gazetari e pyet Haradinajn se cili është mendimi i tij për kryeministrit Hoti, e nënkryetari i OVL-së UÇK-së thoshte se ka filluar ta admironte.

“Kam fillu me admiruar kryeministrin Hoti nga koha kur nuk shkoi në Uashington kur Specialja e thirri presindetin Thaçi. E bëri burrërinë këtu, kjo është e mirë, shenjë e mirë. Këtë gabim e kemi shqiptarët, kemi dëshirë që kundërshtarin politik të gabojë kombëtarisht që unë të mundem ta shaj. Këtu ne nuk jemi të vetëdijshëm” , kishte deklaruar Nasim Haradinaj.

Kujtojmë se Haradinaj akuzohet nga Gjykata Speciale për veprat penale kundër administrimit të drejtësisë, përkatësisht për frikësim të dëshmitarëve, hakmarrje dhe shkelje të fshehtësisë së procedurës lidhur me publikimin e dosjeve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat