Ministrit serb të arsimit nuk i lejohet të hyjë në Kosovë

Aktuale

Ministrit serb të arsimit nuk i lejohet të hyjë në Kosovë

Më: 30 shtator 2020 Në ora: 17:05
Mladen Sharçeviq

Ministri i Arsimit i Serbisë, Mladen Sharçeviq nuk iu është lejuar hyrja në Kosovë.

Sipas medieve në Serbi, Sharçeviq po planifikonte të ishte i pranishëm në nisjen e vitit akademik të Universitetit serb të Prishtinës me seli në Mitrovicë, por ai nuk u lejua nga autoritetet e Kosovës.

Ndërkohë, Sharçeviq ka folur për mediet në Serbi, duke thënë se nuk është hera e parë që hyrja në Kosovë po i mohohet.

“Nuk është hera e parë që nuk më lejojnë të hyjë në Kosovë”, ka thënë ai.

Më tutje, ministri serb shprehet se nuk e di pse iu ka refuzuar leja për të hyrë në Kosovë.

“Autoriteteve në Prishtinë, vërehet se nuk po u pëlqen që në territorin e Kosovës po mbajmë mësim në gjuhën serbe”, ka shtuar ministri i Qeverisë së Serbisë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat