Hoti: Mobilizimi i Kabinetit është mundësi e mirë që Kosova t’i kthehet normalitetit

Aktuale

Hoti: Mobilizimi i Kabinetit është mundësi e mirë që Kosova t’i kthehet normalitetit

Nga: A.Z Më: 30 shtator 2020 Në ora: 17:23
foto nga vendi i ngjarjes

Kryeministri Avdullah Hoti përmes një postimi në Facebook, ka bërë të ditur se sot ka pasur një takim pune me kabinetin qeveritar lidhur me realizimin e programit të Qeverisë, përcjell "Bota sot".

Ai më tej ka shtuar se ky mobilizim i Kabinetit është një mundësi e mirë që Kosova t'i kthehet normalitetit.

Postimi i plotë:
Në takim pune me kabinetin qeveritar për realizimin e programit të Qeverisë në 100 ditshin e parë dhe aktivitetet e parapara, me theks të veçantë në Pakon për Rimëkëmbje, planin legjislativ dhe planin investiv 2021-25. 

Ne po përballemi me sfida të rëndësishme dhe ky mobilizim i Kabinetit është një mundësi për të hartuar një rrugë të qartë drejt një Kosove që i kthehet normalitetit, më të zhvilluar dhe me prosperitet për të gjithë pa dallim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat