Paralajmëron Ahmeti: Tomë Gashi e Faton Klinaku do të arrestohen nga Gjykata Speciale

Aktuale

Paralajmëron Ahmeti: Tomë Gashi e Faton Klinaku do të arrestohen nga Gjykata Speciale

Më: 30 shtator 2020 Në ora: 18:33
Tomë Gashi

Analisti Arben Ahmeti, thotë se zbulimi i dosjeve të Speciales është ndërhyrje në sistemin e drejtësisë.

Ahmeti tha se ky publikim i dosjeve i konvenon edhe prokurorëve të cilët dështimet e mundshme të tyre do i arsyetojnë me publikimin e emrave të dëshmitarëve.

“Zbulimi i dosjeve të cilat në fakt nuk janë asgjë tjetër pos ndërhyrje në sistemin e drejtësisë. I konvenon kam përshtypjen edhe prokurorëve të cilët dështimin eventual për hetimet e tyre do ta arsyetojnë pikërisht me faktin që janë publikuar emrat e dëshmitarëve. Kjo nuk i konvenon asesi drejtësisë së Kosovës” deklaroi Ahemti.

Kur u pyet se a beson që zhvillimet e fundit me arrestimet nga Gjykata Speciale dhe se a mund të shohim një zyrtarizim të shpejtë të aktakuzave ndaj Presidentit Hashim Thaçi dhe Kryetarit të PDK-së, Kadri Veseli, Ahmeti tha se nuk beson që prokurorët ndikohen nga zhvillime të tilla për shpejtësinë e ngritjes së aktakuzave.

“Nuk besoj që prokurorët ndikohen nga zhvillimet e tilla për shpejtësinë e ngrijtes së aktakuzave. Përkundrazi unë mendoj që në fakt prokurorët po ta kishin kryer punën si duhet moti do të ngriheshin aktakuzat ose t’i mbyllnin hetimet” shtoi Ahmeti.

Ahmeti pret që, Tomë Gashi, avokat i OVL të UÇK-së dhe Faton Klinaku, sekretar i kësaj organizate të arrestohen pasi refuzuan ftesat e dhomave të specializuara për të shkuar në EULEX.

“Pa dyshim që do të arrestohen. Nëse e refuzon me iu përgjigjë drejtësisë, drejtësia nuk ka punë tjetër pos arrestimit”, tha Ahmeti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat