“Kokën ia gjetëm në bunar”: Analisti Kastrati përlotët në emision, tregon si forcat serbe ia vranë dajën

Aktuale

“Kokën ia gjetëm në bunar”: Analisti Kastrati përlotët në emision, tregon si forcat serbe ia vranë dajën

Më: 30 shtator 2020 Në ora: 21:07
Ardian Kastrati

Analisti Ardian Kastrati, është përlotur në emisionin Debat derisa sa ka treguar një ngjarje gjatë luftës që i ka ndodhur.

Kastrati ka treguar se me 28 nëntor të vitit 1998, e kishte përjetuar një tmerr dhe ditë të rëndë vet ai, ku me sytë e tij kishte parë teksa dajës së tij serbët ia kishin prerë kokën dhe ia kishin hedhur në bunar.

“Sytë e mijë kanë parë veç tmerr atë ditë, në të gjitha anët e Drenicës, ku makineria e Serbisë ka goditur prej shtatzënës me snajper në pragun e shpisë, gruan e dajës tim, mjedis Llapushnikut, dajës tim Sadri kokën ia kemi gjetur të prerë në bunar”, tha Kastrati i përlotur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat