Konjufca: Thaçi po mundohet ta përçaj Lëvizjen Vetëvendosje

Aktuale

Konjufca: Thaçi po mundohet ta përçaj Lëvizjen Vetëvendosje

Më: 30 shtator 2020 Në ora: 21:56
Glauk Konjufca

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi në një intervistë televizive kishte dhënë detaje nga takimi që kishte në zyrën e tij me ish-kryeministrin Kurti.

Sipas Thaçit, Kurti i kishte bërë të ditur se nuk i besonte askujt në partinë e tij për të trajtuar çështjet që kishin të bënin me negociatat me Serbinë. Madje as nënkryetarit të Vetëvendosjes, Glauk Konjufca.

E Glauk Konjufca në “Debat Plus”  ka një përgjigje për këtë deklaratë të Presidentit Thaçi.

Konjufca thotë se Thaçi me këto deklarata po mundohet të aplikojë taktikën “përçaj e sundo”.

“Thaçi kundërshtarëve politikë u qaset me taktikën “përçaj e sundo”. Për përçarjen e Vetëvendosjes është punuar që nga koha kur është themeluar kjo lëvizje”, tha ai.

Konjufca thotë se raportet me Kurtin janë më të mira të mundshme.

“Hashim Thaçit i pengon ky raport. Ai mendon se Vetëvendosja dëmtohet me këto përçarje. Ai kurrë nuk ja ka dalë të përçaj partinë”

Ish-ministri i Jashtëm i Kosovës, thotë se raporti i tij me ish-kryeministrin Kurti nuk ishte vetëm në raportin ministër-kryeministër por shumë më i ngushtë se kaq.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat