​Lushtaku: PDK ka dy kushte për të hyrë në qeveri

Aktuale

​Lushtaku: PDK ka dy kushte për të hyrë në qeveri

Më: 30 shtator 2020 Në ora: 22:22
Sami Lushatku

Kryetari i Degës së PDK-së në Skenderaj Sami Lushtaku ka paralajmëruar se nëse PDK bëhet pjesë e pushtetit nëse e merr postin e presidentit ose të kryeministrit.

Ai në Debat të RTK-së tha se PDK nuk dëshiron të bëhet pjesë e qeverisë vetëm sa për t’ia bërë numrat të tjerëve.

“Për t’u bërë pjesë e pushtetit ne duhet ta marrim ose kryeministrin ose presidentin”, ka thënë Lushtaku.

Ai ka pranuar se në PDK kanë diskutuar për përfshirje ose jo në qeveri, por end nuk kanë marrë vendim. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat