Konjufca: Qeveria rrëzohet me demonstrata ose me vota përmes mocionit

Aktuale

Konjufca: Qeveria rrëzohet me demonstrata ose me vota përmes mocionit

Më: 30 shtator 2020 Në ora: 22:22
Glauk Konjufca

Anëtari i Kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca thotë se PDK nuk e rrëzon qeverinë për shkak të interesave.

Konjufca në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini ka thënë se zgjidhja me e mirë për ekonominë do të ishte largimi i kësaj qeverie.

Ai ka thënë se Vetëvendosje nuk e voton pakon e rimëkëmbjes ekonomike pasi qeveria po dëshiron t’ua ndryshojë destinacionin parave të OKB-së.

Anëtari i Kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosje thotë se po ashtu politika e tërheqjes së parave të Trusit është e gabuar.

“Më gjeni ndonjë vend në botë, madje edhe ato që i kanë punët më keq se Kosova, që e prek fondin e Trustit”, tha ai.

Konjufca ka folur edhe për mënyrat e rrëzimit të qeverisë.

“Qeveria rrëzohet në dy mënyra: Me demonstrata, ose në rastet normale demokratike me vota, përmes mocioneve”.

Anëtari i Kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosje thotë se PDK për shkak të interesave nuk dëshiron të rrëzojë  këtë qeveri jo për shkak të mungesës së komunikimit me LVV-në

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat