​Zgjedhja e presidentit, Konjufca: Janë tri opsione, dikush duhet ta paguajë çmimin

Aktuale

​Zgjedhja e presidentit, Konjufca: Janë tri opsione, dikush duhet ta paguajë çmimin

Më: 30 shtator 2020 Në ora: 22:29
Glauk Konjufca

Lëvizja Vetëvendosje ka reaguar pas paralajmërimeve të zyrtarëve të Partisë Demokratike të Kosovës se kjo parti mund të jetë pjesë e qeverisë nëse plotësohen dy kushte të saj.

Glauk Konjufca, anëtar i Kryesisë së Vetëvendosjes, ka thënë se zgjedhja e presidentit mund të bëhet përmes tri opsioneve.

“Isa Mustafa duhet ta heqë Avdullah Hotin, Haradinaj duhet të votojë për kandidatin e PDK-së ose PDK duhet të votojë për Ramushin president. Për t’u siguruar 80 votat e nevojshme, nuk është shumë lehtë për të bërë pazar. Duhet ta shohim se kush do ta paguajë çmimin”, ka thënë Konjufca në DebatPlus.

Ndryshe, kryetari i Degës së PDK-së në Skenderaj Sami Lushtaku ka konfirmuar në TV Dukagjini se është qëndrim i partisë, se PDK mund të bëhet pjesë e qeverisë nëse e merr postin e presidentit ose të kryeministrit.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat