Edhe kjo ndodhi: Policët e Qendrës 192 punuan nga 12 orë, por nuk marrin 300 euro nga Qeveria

Aktuale

Edhe kjo ndodhi: Policët e Qendrës 192 punuan nga 12 orë, por nuk marrin 300 euro nga Qeveria

Nga: N.Sh Më: 1 tetor 2020 Në ora: 08:29
Policia

Jo të gjithë policët do ti gëzojnë nga 300 euro të pakos emergjente të Qeverisë së Kosovës.

Policët e Qendrës Operative 192, nuk do të marrin shtesa, edhe pse kanë punuar 12 orë në ditë, si dhe kanë rrezikuar si gjithë policët tjerë të prekën nga covid 19.

Siç mëson gazeta “Bota sot”, shumë policë të kësaj qendre janë të shqetësuar.

Një policë në kushte anonimiteti i tha gazetës tonë se çfarë punë bëjnë dhe sa japin që të jenë sa më pranë qytetarëve.

“Shqetësimi im dhe njëherit edhe i kolegëve të mi është që me marrëveshjen e fundit mes sindikatës dhe udhëheqëseve të shtetit kanë arritur një pëlqim marrëveshje që Policia të futet në pakon emergjente. Por jo të gjithë̈ policët, ku nga kjo listë jemi të përjashtuar vetëm ne, zyrtarët e qendrës 192. Edhe ne kemi punuar 12 orë, edhe ne kemi familje, si edhe kemi pasur dhe kemi barrë e përgjegjësi duke e ditur se koha e pandemisë̈ ka prekur edhe zyrtarët tonë të kësaj qendre kryesore të Regjioneve . Po ashtu të gjitha shqetësimet e qytetarëve, hallet problemet e tyre ishin edhe probleme tonat”, ka thënë ai.

Ata shpresojnë se në ditët në vijim mund bëhet edhe për ta ndonjë zgjidhje, sepse nuk kanë kursyer asgjë nga vetja.

“Ka shumë e shumë që te shprehem me shqetësimet dhe punën tonë,po ju lutem mos na anashkaloni, mos bëni ndasi mes zyrtarëve, sepse edhe zyrtarët e kësaj qendre kanë pasur, kanë dhe do të kenë barrën kryesore dhe përgjegjësinë më të madhe të ankesave të qytetarëve informimet e plota me kohë reale të patrullave në terren. Duke e ditur se çdo qytetarë përmes kësaj qendre, pra 192 i shprehin problemet e llojllojshme që kanë, e të cilat përcillen nga ne tek njësitë relevante”, u shpreh ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat