Zemaj viziton të moshuarit në ditën ndërkombëtare të tyre

Aktuale

Zemaj viziton të moshuarit në ditën ndërkombëtare të tyre

Nga: A.Z Më: 1 tetor 2020 Në ora: 10:46
foto nga vendi ngjarjes

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj sot ka vizituar Shtëpinë e të Moshuarve për të festuar së bashku Ditën Ndërkombëtare të të Moshuarve,përcjell "Bota sot".

Këtë e ka bërë të ditur përmes një postimi në Facebook, Zemaj më tej shtoi se me këtë rast janë shpërndarë edhe materiale këshilluese për të moshuarit.

Postimi i plotë:

Ditën e sotme të punës e nisa nga Shtëpia e të Moshuarve, për të festuar së bashku Ditën Ndërkombëtare të të Moshuarve ku patëm një diskutim për “Pandemitë: A ndryshojnë ato mënyrën si e adresojmë moshën dhe moshimin?

Me këtë rast, pati edhe një sesion këshillimor si dhe u shpërndanë materiale këshilluese për të moshuarit.

Të moshuarit apo mosha e artë, përballen me nevoja të veçanta dhe në këtë shtëpi, ndodhen nën përkujdesjen e plotë sociale dhe shëndetësore, me kushte për pleqëri të mbarë.

Mosha e artë është po ashtu kategoria më e ndjeshme e shoqërisë tonë dhe imuniteti i tyre mund të ketë vështirësi për t’u përballur me ndonjë grip, vaksinimi kundër gripit sezonal do ta fillojmë këtu.

Detyrimi për përkujdesje ndaj të moshuarve është edhe përgjegjësi morale!

Të pranishëm ishin edhe Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, përfaqësues nga kjo Shtëpi e të moshuarve si dhe IKShPK-ja.

Image
Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat