Veseli për muajin e ndërgjegjësimit të kancerit të gjirit: Të bëhet kujdes e kontrolle të shpeshta

Aktuale

Veseli për muajin e ndërgjegjësimit të kancerit të gjirit: Të bëhet kujdes e kontrolle të shpeshta

Më: 1 tetor 2020 Në ora: 11:32
Kadri Veseli

“Sot nis muaji tetor. i cili në të gjithë botën njihet si muaji i ndërgjegjësimit për rëndësinë e shëndetit të gjirit dhe për zbulimin e hershëm të kancerit të gjirit te gratë dhe vajzat”, kështu ka shkruar kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Kadri Veseli.

Veseli nëpërmjet një postimi në profilin e tij ‘facebook’ ka shkruar se autoritetet shëndetësore raportojnë se zbulimi i rasteve të kacerit të gjirit në Kosovës shpesh bëhet në stadet më të rënduara, atëherë kur edhe trajtimi dhe mundësia e shpëtimit të jetës është më ë vështirë e ndonjëherë e pamundur.

Për cka ai ka theksuar se kanceri i gjirit është i parandalueshëm dhe i shërueshëm nëse tregohet kujdes e bëhen kontrolle të shpeshta.

“Sot nis muaji tetor. i cili në të gjithë botën njihet si muaji i ndërgjegjësimit për rëndësinë e shëndetit të gjirit dhe për zbulimin e hershëm të kancerit të gjirit te gratë dhe vajzat. Kanceri i gjirit është një sëmundje shumë e rëndë dhe e shpeshtë për gratë dhe vajzat por mund të shërohet nëse zbulohet në faza të hershme të zhvillimit të saj. Autoritetet shëndetësore raportojnë se fatkeqësisht zbulimi i rasteve me kancer të gjirit në Kosovë, shpesh bëhet në stadet më të rënduara kur trajtimi dhe mundësia e shpëtimit të jetës është mjaft e vështirë e ndonjëherë e pamundur. Prandaj duhet theksuar se kanceri i gjirit është i parandalueshëm dhe i shërueshëm nëse tregohet kujdes, vëmendje e bëhen kontrolle të shpeshta”, shkruan Veseli

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat