Ministri Kuçi priti ambasadorin e ri hungarez Bencze, diskutuan për Marrëveshjen Financiare

Aktuale

Ministri Kuçi priti ambasadorin e ri hungarez Bencze, diskutuan për Marrëveshjen Financiare

Më: 1 tetor 2020 Në ora: 11:37
Pamje nga takimi

Ministri i Ekonomisë dhe Ambientit, Blerim Kuçi ka pritur sot në takim ambasadorin e ri hungarez në Kosovë, Jozef Bencze. Bashkë me ambasadorin gjerman, ishin Kristztina Szabo, atashe për Marrëdhënie Ekonomike dhe Mirdita Bicaj.

 Mes ambasadorit Bencze dhe ministrit Kuçi u diskutua për marrëdhëniet mes dy shteteve dhe marrëveshjet ndërkombëtare të Kosovës me Hungarinë.

 Biseda u  zgjerua në Marrëveshjen për Themelimin e Programit Kornizë për Bashkëpunim Financiar, që pritet të ratifikohet së shpejti në Kuvendin e Kosovës.

 Kjo marrëveshje e nënshkruar vite më parë, sipas ambasadorit Bencze ka mbetur mbrapa në konkretizim. Ministri Kuçi premtoi se realizimi i projekteve në fushën e ujërave do të facilitohet nga Ministria e Ekonomisë dhe Ambientit.

 “Projektet në Ferizaj, Deçan, Drenas dhe Gjakovë kanë rëndësi të veçantë dhe të gjitha janë pritoritet për qytetarët e këtyre komunave, që tashmë janë njoftuar”, ka thënë Kuçi.

 Më 13 tetor 2020 nga ambasadori Jozef Bencze u njoftua që do të vijë në vizitë një delegacion i lartë nga Qeveria Hungareze.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat