Zafir Berisha në aksion, kjo është këshilla e tij për Internet

Aktuale

Zafir Berisha në aksion, kjo është këshilla e tij për Internet

Nga: A.M. Më: 1 tetor 2020 Në ora: 13:06
Pamje nga takimi

Zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Zafir Berisha, ka takuar Këshillin Shtetëror për Siguri Kibernetike.

Ai në një postim në Facebook, ka treguar se për çfarë është biseduar në këtë takim.

Berisha ka shkruar se tetori është muaji i ndërgjegjësimit për siguri kibernetike

Postimi i plotë:

Në bazë të përgjegjësive si zv.ministër i MPB, sot takova Këshillin Shtetëror për Siguri Kibernetike ku u njoftova lidhur me angazhimet e këshillit në fushën e sigurisë kibernetike, strategjin kundër krimit kibernetik , projekt ligjin për siguri kibernetike si dhe çështje me rëndësi në fushën e senzibilizimit të qytetarëve lidhur me rreziqet që vijnë nga sulmet kibernetike!

Tetori është muaji i ndërgjegjësimit për siguri kibernetike. “Kujdes në internet”

Zafa

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat