​Kuçi dhe ambasadori i ri hungarez diskutuan për marrëveshjen financiare

Aktuale

​Kuçi dhe ambasadori i ri hungarez diskutuan për marrëveshjen financiare

Më: 1 tetor 2020 Në ora: 13:36
Pamje nga takimi

Ministri i Ekonomisë dhe Ambientit, Blerim Kuçi ka pritur sot në takim ambasadorin e ri hungarez në Kosovë, Jozef Bencze, ku është diskutuar për marrëdhëniet mes dy shteteve dhe marrëveshjet ndërkombëtare të Kosovës me Hungarinë.

Bashkë me ambasadorin hungarez, ishin Kristztina Szabo, atashe për marrëdhënie ekonomike dhe Mirdita Bicaj.

Sipas një komunikate të ministrisë, biseda u zgjerua në marrëveshjen për themelimin e programit kornizë për bashkëpunim financiar, që pritet të ratifikohet së shpejti në Kuvendin e Kosovës.

Kjo marrëveshje e nënshkruar vite më parë, sipas ambasadorit Bencze ka mbetur mbrapa në konkretizim.

Ministri Kuçi premtoi se realizimi i projekteve në fushën e ujërave do të facilitohet nga Ministria e Ekonomisë dhe Ambientit.

“Projektet në Ferizaj, Deçan, Drenas dhe Gjakovë kanë rëndësi të veçantë dhe të gjitha janë pritoritet për qytetarët e këtyre komunave, që tashmë janë njoftuar”, ka thënë Kuçi.

Më 13 tetor të këtij viti nga ambasadori Jozef Bencze u njoftua që do të vijë në vizitë një delegacion i lartë nga Qeveria Hungareze.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat