Ambasadori Kosnett nuk pret trazira nga puna e Speciales

Aktuale

Ambasadori Kosnett nuk pret trazira nga puna e Speciales

Më: 1 tetor 2020 Në ora: 14:08
Philip Kosnett

Ambasadori amerikan në Kosovë, Philip Kosnett gatë një tryeze ka thënë sot se nuk pret trazira në Kosovë si pasojë e veprimeve të fundit të Gjykatës Speciale.

Kosnett tha se Gjykata Speciale është një institucion i rëndësishëm dhe i pavarur dhe ajo duhet të lejohet të kryej punën e vet.

I pyetur nëse pret trazira si pasojë e arrestimeve të fundit, ai u përgjigj: “Jo”.

Kosnett nuk ka dashur të komentoj arrestimet e fundit nga Gjykata Speciale, duke shtuar se drejtësia është me rëndësi. “Me rëndësi është që Gjykata të lihet të bëjë punën e vet”, tha Kosnett. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat