Abrashi: Kryesia e LDK-së nuk do të mblidhet sot

Aktuale

Abrashi: Kryesia e LDK-së nuk do të mblidhet sot

Më: 1 tetor 2020 Në ora: 14:17
Arban Abrashi

Ani pse u raportua në medie që kryesia e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) pritet të mblidhet sot për të diskutuar për rrethanat aktuale politike dhe mundësinë e përfshirjes së PDK-së në koalicionin qeverisës një gjë e tillë nuk pritet të ndodh.

Këtë bëri të ditur Sekretari i Përgjithshëm i LDK-së, Arban Abrashi.

“Nuk ka asgjë të vërtet rreth asaj, ne sot gjatë tërë ditës jemi në teren…në mbrëmje kemi përgatitjet për mbledhjen e dy qeverive andaj mund të konfirmoj që nuk ka asnjë mbledhje të kryesisë LDK-së”, tha ai për KP.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat