Aksioni në Karaçevë/Plus 22 persona të arrestuar

Aktuale

Aksioni në Karaçevë/Plus 22 persona të arrestuar

Më: 1 tetor 2020 Në ora: 17:57
Aksioni i Policisë në Karaçevë

Ka shkuar në 59 numri i të arrestuarve që lidhen me rastin “Karaçeva”. 

Në 48 orët e fundit janë arrestuar edhe 22 persona gjatë aksionit për përfshirje në kontrabandim të mallrave dhe bixhoz të paligjshëm, ka bërë të ditur kryeprokurori i Gjilanit, Jetish Maloku.

Ai tha se janë kryer urdhër kontrolle në shtatë qytete të Kosovës.

“Është zhvilluar një operacion në tërë territorin e Kosovës, konkretisht Ferizajit, Prizrenit, Gjilanit, Pejës, Suharekës, Podujevës dhe Vitisë. Ky ka qenë vazhdimësi i operacionit në Karaçevë dhe rajoneve tjera. Janë ndaluar 22 persona për 48 orë, që dyshohen për aktivitete kriminale. Ndaj tyre brenda afatit ligjor do kërkohen masat për sigurimin e pandehurve nga Gjykata në Gjilan. Gjithsej numri i personale të ndaluar që nga fillimi aksionit janë 59 të dyshuar", tha ai.

Majori Zejnullah Serdulli nga Policia e Kosovës tha se “është ushtruar urdhërkontroll në 11 lokale për aktivitet të jashtëligjshëm”, duke shtuar se janë siguruar edhe dëshmi nga to.

“Janë sekuestruar sasi e konsiderueshme e gjedheve, armëve, sendeve, artikujve të dëmshme ushqimore dhe mjete që janë përdorur për kryerje të veprimeve ilegale”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat