AAK-ja i dërgon kundërpërgjigje PDK-së për postin e presidentit

Aktuale

AAK-ja i dërgon kundërpërgjigje PDK-së për postin e presidentit

Më: 1 tetor 2020 Në ora: 19:33
Ramush Haradinaj dhe Isa Mustafa

Deputeti i AAK-së, Gazmend Syla tha se partia e tij nuk është kundër zgjerimit të koalicionit qeverisës.

Në një prononcim, Syla tha përgjegjësi për riformatimin e qeverisë ka LDK.

“Riformatimi i qeverisë është në përgjegjësi të LDK-së, si partneri më i madh në koalcion dhe ne parimisjy nuk jemi kundër zgjerimit të koalicionit, nëse është e nevojshme”, deklaroi Syla.

Syla për blic tha se kur të vie koha për të zgjedhur presidentin, AAK do e votojë vetëm Ramush Haradinaj.

Për postin e presidentit tha se është i panegociueshëm.

“Sa i përket presidentit, kur të vie koha e zgjedhjes së tij, AAK nuk do e votojë ndonjë kandidat tjetër, përpos z. Ramush Haradinaj. Pra, posti i presidentit është i panegociueshëm”, tha Syla.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat