Veprimtari i LDK-së hedh akuza të rënda: Ja për çka e akuzon VV-në dhe PDK-në – përmend me emra ata që...

Aktuale

Veprimtari i LDK-së hedh akuza të rënda: Ja për çka e akuzon VV-në dhe PDK-në – përmend me emra ata që...

Nga: P.R Më: 1 tetor 2020 Në ora: 19:36
Albin Kurti dhe Kadri Veseli

Veprimtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Xhevat Rexhaj, përmes një postimi në facebook ka hedhur akuza të rënda ndaj Lëvizjes Vetëvendosje dhe Partisë Demokratike të Kosovës.

Rexhaj e ka lidhur PDK dhe Vetëvendosjen me SHIK-un dhe LPK-në.

“LPK- SHIK- PDK- VETEVENDOSJE janë një brum! Disa fjali rreth ngjarjeve për liri e pavarësi, vitet 1989 - 2006 etiketimet, sharjet, fyerjet, kërcnimet e deri në atentate kundër Presidentit Historik, Ibrahim Rugova nga LPK envero- leniniste (Lëvizja popullore e Kosovës), e pas lufte e shënuar me krim e korrupsion e uzurpime të shtetit në PDK, AAK dhe si vazhdimësi ideologjike Vetëvendosja në krye me Albinin, Rexhep Qosjen, Hydajet Hysenin, Rexhep Selimin, Sami Kurteshin, Emrush Xhemajlin e plotë të tjerë shokë të Hashimit e SHIK-ut që janë VV”, shkruan Rexhaj, përcjellë “Bota sot”.

Ky është postimi i plotë nga Xhevat Rexhaj:

LPK- SHIK- PDK- VETEVENDOSJE janë një brum!

Disa fjali rreth ngjarjeve për liri e pavarësi, vitet 1989 - 2006 etiketimet, sharjet, fyerjet, kërcnimet e deri në atentate kundër Presidentit Historik, Ibrahim Rugova nga LPK envero- leniniste (Lëvizja popullore e Kosovës), e pas lufte e shënuar me krim e korrupsion e uzurpime të shtetit në PDK, AAK dhe si vazhdimësi ideologjike Vetëvendosja në krye me Albinin, Rexhep Qosjen, Hydajet Hysenin, Rexhep Selimin, Sami Kurteshin, Emrush Xhemajlin e plotë të tjerë shokë të Hashimit e SHIK-ut që janë VV.

-Të tillët ato vite ma shumë e luftonin Rugovën e LDK-në sesa Serbinë.

- Të tillët e quanin Rugovën shpiun serb, udbash, klysh të Jugosllavisë, hajn, të korruptuem, shitës të Kosovës, anti bashkim kombëtar e turli etiketimesh të tjera. Të gjitha këto ishin si para përgatitje që populli ta denojë Rugovën e besa edhe ta vrasin....

Të gjitha këto shpifje ishin me mendim që të shuhet LDK nga politikbërja.

Të njëjtit janë edhe këto vite qe shajne e etiketojnë LDK-në dhe kryetarin e saj si parti udbashe. Të njëjtit nga shtabet e krimit dhe SHIK-ut që u printe Hashimi , R. Selimi, Veseli e të tjerë tash e kanë Albinin si mashë që ta nënshtrojë LDK-në duke mbjelle edhe ide të yryshnikat me e vra Isa Mustafen e A. Veliun e kështu me radhë.

E pra si në vitet e 90-ta edhe sot pjella e LPK-së e SHIK-ut, sidomos në VV e PDK e duan vdekjen e LDK-së, por do të humbin edhe këto falanga marksiste qosiste!

Image
Postimi i plotë nga Xhevat Rexhaj

 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat