Ish-ushtari i UÇK-së me një mesazh për veteranët: Mos bini pre e “Shtabit të milionerëve” që ndërtuan shtëpia në “Marigonë”

Aktuale

Ish-ushtari i UÇK-së me një mesazh për veteranët: Mos bini pre e “Shtabit të milionerëve” që ndërtuan shtëpia në “Marigonë”

Nga: N.Sh. Më: 2 tetor 2020 Në ora: 09:52
"Shtabi i milionerëve"

Ish-ushtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, avokati Gazmend Halilaj ka një mesazh për të gjithë veteranët e luftës.

Halilaj përmes një postimi në Facebook, kërkon nga veteranët që mos të bien pre e “Shtabit të milionerëve”, të cilët kanë ndërtuar shtëpia në lagjën “Margiona”.

Halilaj kërkon nga veteranët që të kujtojnë kohën se ku kanë jetua, ku po jetojnë dhe se sa munden me mbijetua pa punuar, ndërsa shton se “Shtabi i Milionerëve”, mund të mbijeton edhe 20 vjet nëse mbyllen, pasi që kanë siguruar pasuri.

Ai gjithashtu kërkon nga veteranët që të kujtojnë se si fëmijët e tyre shkojnë në shkollë, ndërsa fëmijët e këtij “Shtabi” shkojnë me eskorta.

Lexojeni shkrimin e avokatit:

Qytetarë dhe Veteranë të dashur.

Mos bini në koshin e shtabit të milionerëve.

Kujtone kohën kur, ju jetonit nën tenda së bashku me familjet e Juaja, ndërsa komandantët tuaj, ndërtonin lagje në Marigonë.

Kujtone kohën kur, fëmijët tuaj shkonin këmbë në shkollë, ndërsa fëmijët e komandantëve tuaj, i dërgonte ekskorta me disa vetura.

Kujtone kohën kur, fëmijët tuaj silleshin rrugëve të Europës pa asnjë shpresë, ndërsa fëmijët komandantëve tuaj jetonin në pallatet ku jetonin fëmijët e sheikve nga Dubai.

Kujtone kohën kur, vetëm për t'ua njohur statusinë e veteranit të luftës ua merrnin nga 4000 euro shumicës nga ju, ,,,,ani pse ju e meritonit me shumë se ta,,,,.

Kujtone kohën kur, ju ishit pa asnjë vend punë, ndërsa komandantët dhe të afërmit e tyre, merrnin nga 8 paga, pa shku asnjë ditë në punë, ndërsa, shumë nga veteranët, mbledhnin kanaqe në rrugë.

Kujtone kohën kur ju nxitëshin të votoni nga disa herë për ta, ndërsa kur i keni telefonuar pas zgjedhjeve, nuk ua hapnin telefonin, për kundrazi ju quanin vjedhës të votës së lirë.

Shiqone tash kohën, në vend që të veprojnë me maturi në raport me bashkësinë ndërkombëtare në përgjithësi dhe me Gjykatën Speciale në veqanti, për ti bindur që në jemi bashkëpunues me se cilinë institucion që ndanë drejtësi, të njëjtit me anë të gjuhës së dhunës tentojnë të dalin fitues në raport me ta, gjë qe nuk do të ndodh kurr.

Mbi të gjitha kujdes, shumica e komandantëve i kanë milionat dhe janë në gjendje të qëndrojn të izoluar 20 vjet, ndërsa ju qytetar dhe veteran të nderuar s'mundeni t' ia dilni as 20 ditë, shumë prej nesh mezi mbijetojmë.

Andaj kujdes, mos u nxitni nga klithmat e atyre që vet e sollën këtë Gjykatë, e qe për mendimin tim, është duke vepruar 100%, brenda mandatit të saj, ku për mua është institucioni i vetëm që nuk ndikohet nga grupet dhe klanet të cilat bënë Kosovën, vendin me të izoluar dhe varfër në Europë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat