A e pagoi autobusi i Qeverisë së Kosovës taksën 5 euro në Kalimash?

Aktuale

A e pagoi autobusi i Qeverisë së Kosovës taksën 5 euro në Kalimash?

Më: 2 tetor 2020 Në ora: 12:16
Kabineti qeveritare

Qeveria e Kosovës ka udhëtuar me autobus në Shqipëri ku do të mbahet sot takimi me kolegët nga Qeveria e Republikës së Shqipërisë.

Kryeministri Hoti, zëvëndëskryeministri i parë Besnik Tahiri, ministra dhe zyrtarë të lartë qeveritarë kanë arritur në mëngjesin e sotëm në Tiranë nga udhëtimi disa orësh me autobusë.

Por, a është dashur të paguaj Qeveria e Kosovës taksën prej 5 eurosh në Kalimash?

Besnik Tahiri i pyetur nga media ka treguar se autobusi nuk është ndaluar dhe nuk ka patur nevojë për pagesë.

“Kur kalojmë si Qeveri në mënyrë të organizuar, nuk paguajmë. Pra, nuk është paguar taksa” ka thënë zëvëndëskryeministri Tahiri.

Mbetet të shihet në ditët në vijim nëse Driton Selmanaj do të krenohet me këtë kursim që është bërë, pasi konfirmoi ditë më parë se kryeministri Hoti kursen në ushqime luksoze dhe se ushqehet me sendviqa në zyre të cilët i përgatitë në shtëpi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat