Flasin familjarët e shqiptarit të vrarë në Novi Pazar, tregojnë pse ndodhi vrasja

Aktuale

Flasin familjarët e shqiptarit të vrarë në Novi Pazar, tregojnë pse ndodhi vrasja

Nga: A.M. Më: 2 tetor 2020 Në ora: 14:00
Pamje nga vendi i ngjarjes

Familja Janjeva ka reaguar lidhur me aludimet që u bënë lidhur me vrasjen e Selatin Janjevës në lagjen Jalija të Novi Pazarit.

Në reagimin për media, ata sqarojnë se vrasja është bërë për mosmarrëveshje familjare, shkruan "Bota sot".

Po ashtu, ata kanë thënë se kjo vrasje nuk ka të bëjë as me ndonjë temë politike apo biznesore.

“Rasti tragjik ka të bëjë me mosmarrëveshje familjare dhe nuk ka te beje asgjë me ndonjë temë politike ose biznesore.

Ju lutem, të keni konsiderate për dhimbjen e familjes dhe të mos shpërndahen këso informata jo të vërteta”, thuhet në reagimin e familjesë Janjeva, shkruan "Bota sot".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat