Musliu e Hasani vazhdojnë ta kundërshtojnë Gjykatën Speciale, realizojnë fotografinë e njëjtë si para 5 viteve

Aktuale

Musliu e Hasani vazhdojnë ta kundërshtojnë Gjykatën Speciale, realizojnë fotografinë e njëjtë si para 5 viteve

Më: 2 tetor 2020 Në ora: 22:31
Musliu e Hasani

Gjykata Speciale është tema që ditëve të fundit po dominon në Kosovë, ku pas arrestimeve të para, ka pasur reagime të shumta, ku disa prej tyre e mbrojtën e disa e kundërshtuan.

Në mesin që e kundërshtojnë është edhe deputetja nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu.

Kur ishte votuar kjo Gjykatë në Kuvendin e Kosovës, Musliu së bashku me deputetin e atëhershëm, Nait Hasani e kanë kundërshtuar fuqishëm, teksa edhe atëkohë kanë festuar me shqiponjë.

Ndërsa, tani dyshja kanë bërë një fotografi të ngjashme me shqiponjë, teksa edhe qëndrimet nuk i kanë ndryshuar.

“Me Mikun tim Nait Hasani. E verteta flet vet!”, ka shkruar deputetja Musliu sipër fotografive.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat