Sulmohen me armë serbët në Bërnicë të Prishtinës

Aktuale

Sulmohen me armë serbët në Bërnicë të Prishtinës

Më: 4 tetor 2020 Në ora: 00:09
Foto nga vendi i ngjarjes

Në fshatin Bërnicë e Poshtme në komunën e Prishtinës, dy sulmues deri më tani të panjohur kanë qëlluar me armë në drejtim të oborrit të një shkolle ku ishin të ulur disa fëmijë, sipas portalit në gjuhën serbe “KoSSev”.

Ky medium shkruan se shtatë të rinj me kombësi serbe deklarojnë se sulmuesit ishin shqiptarë.

Sulmuesi së pari ka bërë gati armën dhe pasi fëmijët filluan të iknin, ai qëlloi mbi ta.

Për momentin, ka oficerë të Policisë së Kosovës në Bërnicë të Poshtme, të cilët po kryejnë hetimin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat