Bekim Jashari tregon se kush ja largon mallin për anëtarët e vrarë të familjes

Aktuale

Bekim Jashari tregon se kush ja largon mallin për anëtarët e vrarë të familjes

Më: 4 tetor 2020 Në ora: 08:25
Bekim Jashari

Bekim Jashari, kryetari i Komunës së Skenderajt, ka folur edhe njëherë për sulmin e 22 viteve më parë mbi familjen Jashari nga forca policore serbe.

Pas një lufte që kishte zgjatur tri ditë, prej familjes Jashari kishin rënë heroikisht 59 anëtarë të familjes  përfshirë edhe komandantin legjendar të UÇK-së, Adem Jasharin.

E 22 vite pas, Bekim Jashari, thotë se mallin e familjes ia largon motra e tij.

“Besarta mi kujton motrat dhe vellëzerit: Selveten, Afeten, Besimin, Lirien, Blerimin, Fatimen dhe Blerinën e vogel e cila ishte më e lidhura shpirtërisht me mua.Mallin dhe dhimbjen ndaj familjes ma largon Besarta duke me dhënë forcë e dashuri familjare, sa herë që e shoh të lumtur me dy fëmijet e saj” ka shkruar Jashari në Facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat