Gjykatësi Pineles për “Balkan Insight”: Rrjedhja e dokumenteve rrezikon dëshmitarët

Aktuale

Gjykatësi Pineles për “Balkan Insight”: Rrjedhja e dokumenteve rrezikon dëshmitarët

Nga: F.B Më: 5 tetor 2020 Në ora: 09:25
Gjykata Speciale

Rrjedhja e dokumenteve nga Gjykata Speciale e Hagës mund të rrezikojë sigurinë dhe të ndikojë në procedimin e krimeve të luftës, ka thënë gjykatësi Dean Peneles, transmeton “Balkan Insight” - përcjell “Bota Sot”.

Mandati i prokurorisë Speciale është procedimi i pjesëtarëve të dikurshëm të UÇK-së për krime të rënda, që gjoja janë kryer gjatë luftës me Serbinë nga 1998-2000. Me këtë, sipas tij, mund të rrezikohet dhe shkatërrohet edhe besueshmëria në prokurori që për shqiptarët edhe ashtu nuk është e madhe.

Ajo që dihet është se disa persona në tri raste kanë sjell dokumente te besueshme të prokurorisë në shoqatën e veteranëve të UÇK-së, thotë Peneles.

Pas kësaj, kreu i shoqatës Hysni Gucati dhe zëvendësi i tij Nasim Haradinaj, kanë mbajtur tri takime me gazetarë për ato dokumente, ku Gucati ftoi të publikohen, ndërsa Haradinaj përmendi një dëshmitar potencial. Këto dokumente më pas janë kthyer në prokurori dhe asnjë gazetar a medium nuk i botoi për shkak të përgjegjësisë, shkruan portali “Balkan Insight”.

Po 260 faqe dokumente i ka botuar një stacion televiziv i Shqipërisë “Top Channel”n që është shqetësuese.

Aty janë përmendur emrat e disa personave, ndërkohë që ky medium thekson se do të vazhdojë të publikojë këto dokumente.

Nga ana tjetër, Gucati dhe Haradinaj janë arrestuar dhe dërguar në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë për frikësim dhe hakmarrje ndaj dëshmitarëve që bashkëpunojnë me prokurorinë dhe dhënien e informatave.

Veterani i parë i akuzuar nga Prokuroria Special është Sali Mustafa, i arrestuar në Prishtinë dhe bartur në Hagë. Për ironi, pikërisht kur ai ishte para gjykatësit, Gucati edhe Haradinaj u gjetën në paraburgim për rrjedhjen e dokumenteve me informata të besueshme që mund të ndikojnë në procesin e Mustafës dhe tjerëve, thotë portali.

Një nga shkaqet pse bashkësia ndërkombëtare insistoi që Kosova të braktis sistemin juridik të EULEX-it dhe të formohet Gjykata Speciale, ishte mbrojtja e integritetit të hetimeve të krimeve të rënda të UÇK-së dhe mbrojtja e dëshmitarëve që kanë vullnet të dëshmojnë kundër komandantëve të luftës dhe heronjve.

Tash integriteti i hetimeve është kompromituar dhe asgjë nuk mund konsiderohet e fshehtë, dhe e rëndësishme se siguria e dëshmitarëve është rrezikuar dhe ai që do ketë vullnet për dëshmi është i shqetësuar për vete dhe familjen për shkak të mundësisë së zbulimit të emrit.

Ata dëshmitarë tash mund të refuzojnë të dëshmojnë edhe me masa të ruajtjes së identitetit, sepse emrat e tyre janë të njohur, kjo do ndikojë në kthimin prapa dhe procesimin negativ të krimeve, vlerëson gjykatësi.

Dhomat e Specializuara dhe Prokuroria janë vendosur në vitin 2019 në Hagë në ndërtesën moderne të financuar nga Norvegjia, ku punojnë 200 njerëz. Do të ishte e pritshme që ata të kenë dije dhe përvojë për përmbushjen e një prej përgjegjësive primare: ruajtjen e dosjeve dhe vjedhjen e rrjedhjen e dokumenteve gjë që nuk patën sukses, thotë Peneles.

Nuk ka mënyrë të dihet se sa është rrethi i qarkullimit të atyre dosjeve, është e kuptueshme të mendohet se ka edhe të tjerë që i kanë pranuar përveç organizatës së veteranëve të UÇK-së dhe Top Channel dhe askush nuk mund të dijë kur mund të riparaqiten ato përsëri, shprehet gjykatësi Peneles.

Ai ka punuar si gjykatës i EULEX-it nga 2011 deri 2013, ndërsa përveç në Kosovë ka përvojë të madhe edhe në sundimin e ligjit në Rusi, Kazakistan dhe Gruzi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat