AAK-ja kërkon që të raportojë Isa Mustafa

Aktuale

AAK-ja kërkon që të raportojë Isa Mustafa

Më: 5 tetor 2020 Në ora: 14:33
Isa Mustafa

Sot është mbajtur takimi i dytë i Komisionit Hetimor Parlamentar mbi procesin e licencimit, operimit, mbikëqyrjes dhe aplikimit për lejet e hidrocentraleve në Republikën e Kosovës.

Në këtë mbledhje është bërë shqyrtimi i draft planit të punës së komisionit dhe shqyrtimi i buxhetit për komisionin.

Deputetja e AAK-së, Teuta Haxhiu ka kërkuar që në komision të ftohet ish-kryeministri Isa Mustafa si dhe ish-ministrja Mimoza Kusari.

Haxhiu gjithashtu kërkoi që të bëhet përzgjedhja e ekspertëve më të mirë që do ta ndihmojnë punën e komisionit hetimor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat