Dokument: Berat Rukiqi kërkoi mos heqjen e homologimit, a dëshiron monopol të Devollve?

Aktuale

Dokument: Berat Rukiqi kërkoi mos heqjen e homologimit, a dëshiron monopol të Devollve?

Nga: N.Sh Më: 5 tetor 2020 Në ora: 14:46
Ilustrim

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi ka kërkuar nga deputetët e Kuvendit të Kosovës, që mos të votojnë për heqjen e homologimit të automjeteve të reja.

Këtë dokument të OEK-ut e ka siguruar gazeta “Bota sot”, ku Rukiqi kërkon që mos të bëhet heqja e homologimit, për shkak se, më e rëndësishme është mbrojtja e qytetarëve nga ndotja e automjeteve të veturave sesa efekti politik elektoral i heqjes së një kontrolli të domosdoshëm para vënies së tyre në shërbim në trafikun e Kosovës.

Mirëpo, vendimi i Ministrisë së Infrastrukturës është përshëndetur nga Zyra e Bashkimit Europian në Kosovë.

“E mirëpresim vendimin e Ministrisë së Infrastrukturës për të hequr homologimin e automjeteve të reja të importuara të cilat janë të prodhuara për tregun e vendeve të Bashkimit Europian si hap i drejtë drejt heqjes së barrierave me të cilat po përballen konsumatorët e Kosovës”, thuhet në një reagim të Zyrës së BE-së në Kosovë.

Zyra e Bashkimit Europian kërkon që e njëjta qasje të aplikohet për të gjitha veturat e importuara që i plotësojnë standardet europiane, duke përfshirë edhe veturat e përdorura.

Pas këtij reagimit të BE-së, shtrohet pyetje se pse Rukiqi kërkoi mos heqjen e homologimit?

A është ai në shërbim të qytetarëve, apo dëshiron monopol të Devollve, të cilët janë të përfshirë në krejt sferat ekonomike në Kosovë?

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat