Bilanci ditor me koronavirus në Kosovë

Aktuale

Bilanci ditor me koronavirus në Kosovë

Më: 5 tetor 2020 Në ora: 14:50
Foto ilustrim

Në 24 orët e fundit në Kosovë kanë humbur jetën edhe 2 pacientë të infektuar me coronavirus, ndërsa janë shëruar 73 të tjerë.

Po ashtu ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka njoftuar se janë konfirmuar edhe 41 raste të reja pozitive nga 654 testime të bëra.

Ky është njoftimi i plotë:

Lajm i mirë është propozimi nga Komisioni për Sëmundjet Infektive të Maqedonisë së Veriut, për hapjen e kufijve edhe për Kosovën pa teste PCR.

Numri i të infektuarve në vendin tonë me Covid-19, nuk përbën rrezik dhe përshëndes propozimin për hapjen e kufijve pa test PCR. Uroj që Qeveria e RMV ta miratojë këtë propozim.

Ndërsa gjatë 24 orëve të fundit, 73 qytetarë e kanë fituar betejën me virusin Covid 19, janë bërë 654 testime, pozitiv kanë rezultuar 41 ndërsa fatkeqësisht kemi 2 jetë të humbura.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat