Zemaj pret heqjen e testit PCR nga Maqedonia Veriore për qytetarët e Kosovës

Aktuale

Zemaj pret heqjen e testit PCR nga Maqedonia Veriore për qytetarët e Kosovës

Më: 5 tetor 2020 Në ora: 15:20
Zemaj pret heqjen e testit PCR nga Maqedonia Veriore për qytetarët e Kosovës

Komisioni për Sëmundjet Infektive të Maqedonisë së Veriut ka propozuar heqjen e testit PCR për Kosovën.

E kjo ka zgjuar reagimin e ministrit të Shëndetësisë Armend Zemaj, i cili shpreson që ky propozim të marrë ‘dritën jeshile’ edhe nga ana e Qeverisë së shtetit fqinj.

Ai ka thënë se numri i të infektuarve në Kosovë me COVID-19, nuk përbën rrezik.

“Përshëndes propozimin për hapjen e kufijve pa test PCR. Uroj që Qeveria e Maqedonisë Veriore ta miratojë këtë propozim”, ka shkruar Zemaj në Facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat