“Me një të rame, dy të vrame”, kjo është goditja që Kosovës i kërkohet ta bëjë kundër Serbisë

Aktuale

“Me një të rame, dy të vrame”, kjo është goditja që Kosovës i kërkohet ta bëjë kundër Serbisë

Nga: N.Sh Më: 5 tetor 2020 Në ora: 15:27
Ilustrim

Kosovës i kërkohet që të reagoj kundër fushatës serbe dhe ti kundërvihet ashpër.

Kështu po kërkon analisti politik dhe opinionisti Dardan Islami, nëpërmjet një postimi në Facebook.

Ai thotë se, Kosova duhet me gjetë një kompani për konsulenca më të mirën në botë, dhe ti përgjigjet fushatës së egër serbe.

“Një të rame deh dy të vrame”, kështu mendon Islami që kjo kompani për konsuleca ti kundërpërgjigjet Serbisë, duke iu kundërvu me të vërtetën dhe duke ia vra argumentin e rrejshëm.

Shkrimi i plotë:

Qeveria e Kosovës duhet urgjent me goditë një kompani për konsulenca nga më të mirat në Botë, dhe kësaj fushate të egër serbe ti kundërvihet me të vërtetën duke u vra argumentin e rrejshëm, dhe duke ja e tregu të vërtetën shtypit dhe mediave botërore, një e rame dy të vrame! Përndryshe nëse vazhdojmë dhe rrimë lezher nëpër zyre dhe kafene të Prishtinës, Serbia me miq ka me vazhdua me na sos! Nëse na nuk e harrojmë gjinja kanë harru moti, për ma keq nga Kosova janë lansua vetëm lajme të këqija kryesisht në këto 20 vjetët e fundit!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat