Osmani thotë se Daçiq me tendencën për fshehje të krimeve ka bërë krim të dyfishtë

Aktuale

Osmani thotë se Daçiq me tendencën për fshehje të krimeve ka bërë krim të dyfishtë

Më: 5 tetor 2020 Në ora: 15:49
Vjosa Osmani

Përgjegjësinë për mos miratimin e Projektligjit për rimëkëmbje ekonomike, kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani ia ka atribuuar tërësisht kryeministrit Avdullah Hoti.

Ajo në një konferencë për media pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit, ka thënë se mungesa e numrave të koalicionit qeverisës nuk është përgjegjësi e saj.

Osmani tha se krahas seancës së enjtes, edhe të premten mund të ketë seancë ku pritet që kryeministri Hoti të raportojë për 100 ditshin e punës.

Kryeparlamentarja përsëriti qëndrimin e saj kundër Qeverisë Hoti, ku tha se e njëjta nuk do të duhej të formohej fare.

Ajo ndërkaq dënoi deklaratat e ministritë të Jashtëm të Serbisë, Ivica Daçiq, duke thënë se reagimi i Qeverisë Hoti është i vonshëm.

Osmani tha se Daçiq me tendencën për fshehje të krimeve ka bërë krim të dyfishtë dhe se Qeveria e Kosovës nuk do të duhej të negocionte me Serbinë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat