Hamiti: Vuçiq po e mban gjallë politiken e Sllobodan Millosheviqit

Aktuale

Hamiti: Vuçiq po e mban gjallë politiken e Sllobodan Millosheviqit

Më: 5 tetor 2020 Në ora: 15:47
Muhamet Hamiti

Ish-ambasadori i Kosovës në Britaninë e Madhe, profesori Muhamet Hamiti, shkruan se trashëgimia e Kasapit të Ballkanit, Slobodan Millosheviq, është ende gjallë, edhe 20 vjet pas rrëzimit të tij.

Kërë koment e ka bërë me anë të një postimi në profilin e tij në Twitter.

“Presidenti aktual serb, Vucic, e vlerëson atë si një udhëheqës të madh”, shkruan Hamiti ndër të tjera.

Vuçiq gjatë vizitës tek Liqeni i Ujmanit para dy vitesh deklaroi se Sllobodan Millosheviq ishte një “lider i madh serb”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat