Hoxhaj për deklaratën e Vulinit: U rikthye racizmi në Serbi, bashkësia ndërkombëtare ende po heshtë

Aktuale

Hoxhaj për deklaratën e Vulinit: U rikthye racizmi në Serbi, bashkësia ndërkombëtare ende po heshtë

Më: 5 tetor 2020 Në ora: 16:08
Enver Hoxhaj

Ish-ministri u jashtëm Enver Hoxhaj, ka thënë se është i tmerruar me heshtjen e bashkësisë ndërkombëtare për deklaratën e ministrit të mbrojtjes në Serbi, Aleksandar Vulin, i cili lëshoi një deklaratë fyese për kosovarët.

Ish-ministri i jashtëm, anëtari i kryesisë së PDK-së, Enver Hoxhaj, përmes një shkrimi në rrjetin social Twitter, tha se 20 vjet më parë i erdh fundi regjimit të Millosheviçit në Serbi.

“Tre ndjekësit më të rinj kryesorë të tij ishin Vucic, Dacic & Vulin. Në vend që të përballeshim me përgjegjësinë për të kaluarën e tyre, gjatë fundjavës ne ishim dëshmitarë të kthimit të racizmit në Beograd! I tmerruar me heshtjen e bashkësisë ndërkombëtare!”, ka shkruar Hoxhaj. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat