Gjykata Speciale mund ta gjykojë UÇK-në në bazë të një libri, cili libër është ky?

Aktuale

Gjykata Speciale mund ta gjykojë UÇK-në në bazë të një libri, cili libër është ky?

Më: 5 tetor 2020 Në ora: 16:17
Gjykata Speciale

Një libër është bërë temë diskutimi në seancën kundër Salih Mustafës, i njohur në luftë si Cali, e për të cilin mbrojtja ka kërkuar burimin e tij.

Mbrojtja ka pretenduar se Prokuroria do të bëj paraqitjen e strukturave të UÇK-së bazuar në këtë libër – duke e arsyetuar burimin e tij.

Duket se ky libër nuk i është dhënë mbrojtjes ende.

Më tej, mbrojtja tha se ky autor i librit mund të ishte historian – dhe se cila ishte mundësia që ai të paraqitej për të dhënë dëshmi.

Gjykatësi ndërkohë ka kërkuar të kuptojë nëse libri përmban organogram mbi UÇK-në.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat