Deputetet e PDK-së vizitojnë Onkologjinë, thonë se me prioritet duhet të sigurohet kujdesi paliativ

Aktuale

Deputetet e PDK-së vizitojnë Onkologjinë, thonë se me prioritet duhet të sigurohet kujdesi paliativ

Më: 5 tetor 2020 Në ora: 16:23
foto nga vendi ngjarjes

Deputetet e Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi si dhe Besa Ismaili kanë vizituar sot Klinikën  e Onkologjisë në QKUK.

Me këtë rast nga drejtori i Onkologjisë, Dr.Ilir Kurteshi si dhe stafi i kësaj klinike deputetet janë njoftuar me punën që po bëhet dhe masat që janë ndërmarrë për shkak të pandemisë COVID-19.

Në bazë të informacioneve të marra në këtë klinikë u tha se ndër kanceret që ka prekur më së shumti vendin është ai i gjirit.

Të dy deputetet bashkë me stafin kanë inkurajuar gratë dhe të gjithë të prekurit që të bëjnë kontrolle më të shpeshta në mënyrë që diagnostikimi i tij të jetë i hershëm.

Gjithashtu u theksua se me prioritet duhet të sigurohet kujdesi paliativ i cili është esencial dhe mungon, ku ndër të tjerash nevojitet aparaturë e re për diagnostikimin dhe trajtim të kësaj sëmundje.

Postimi i plotë:

Si njëra nga ato vajza që i është thyer zemra nga humbja e personit më të dashur nga sëmundja e kancerit, në kuadër të muajit të ndërgjegjësimt për zbulimin e hershëm të kancerit të gjirit, bashkë me deputeten Besa Ismaili vizituam Klinikën e Onkologjisë.

Nga Drejtori i Institutit Onkologjik në QKUK ,Dr. Ilir Kurtishi dhe stafi mjekësor u njoftuam me punën që po bëhet dhe me masat që janë ndërmarrë për shkak të pandemisë Covid-19. Kjo klinikë ka trajtuar 200 mijë shërbime që nga muaji mars. Në vit janë 2500 raste të reja që trajtohen me sëmundjen e kancerit.

Ndër kanceret që e ka prekë më së shumti Kosovën është kanceri i gjirit. Ne i inkurajojmë gratë dhe të gjithë të prekurit që të bëjnë kontrolla më të shpeshta në mënyrë që diagnostifikimi i tij të jetë i hershëm.

Me prioritet duhet të sigurohet kujdesi paliativ i cili është esencial dhe mungon. Po ashtu nevojitet aparaturë e re për diagnostifikim dhe trajtim të kësaj sëmundje.

Në shenjë simbolike ne dhuruam maska për nevojat e stafit të Klinikës Onkologjike.

Janë përpjekjet e mëdha të stafit mjekësor që shumë pacientë marrin kujdesin e duhur. Përgatitja profesionale dhe përpërkushtimi i tyre dëshmojnë se sa e vlefshme është jeta e njeriut.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat