Thaçi në Bruksel, flet për dialog me Lajçakun

Aktuale

Thaçi në Bruksel, flet për dialog me Lajçakun

Më: 5 tetor 2020 Në ora: 17:48
Hashim Thaçi dhe Lajçak

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi po qëndron në Bruksel, ku ka takuar përfaqësuesin special të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajcak.

Për këtë takim Thaçi ka njoftuar përmes llogarisë në Twitter, ku ka thënë se me Lajcakun ka zhvilluar bisedë të shkëlqyeshme.

Thaçi deklaroi se dialogu nuk ka alternativë, dhe se Kosova dhe Serbia duhet ta arrijnë marrëveshjen finale.

“Ne kemi nevojë për BE-në dhe BE-ja ka nevojë për ne. Duhet të veprojmë. Lajcaku ka mbështetjen time në këtë proces”, ka shkruar Thaçi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat