Deputeti i VV-së: Ja pse nuk votojmë për tërheqjen e 10% të trustit

Aktuale

Deputeti i VV-së: Ja pse nuk votojmë për tërheqjen e 10% të trustit

Më: 5 tetor 2020 Në ora: 18:06
Dimal Basha

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Dimal Basha në emisionin “Imazh” ka treguar se pse kjo parti nuk e përkrah  votimin për Projektligjin për Rimëkëmbje Ekonomike.

“Ky projektligj nuk ka përkrahje as tek qytetarët, as në Kuvend. Kjo qeveri është votuar vetëm me 61 vota, kurse vota e 61-të është e Etem Arifit, i cili është në burg për vjedhjen e buxhetit të Kosovës”, ka thënë Basha.

Sipas tij, VV-ja e ka refuzuar në parim ligjin për rimëkëmbje ekonomike.

“Qytetarët janë duke e pritur ndihmën nga qeveria, e qeveria Hoti po dëshiron t’ju ndihmoj me paratë e veta, pra me 10 për qind të trustit. Askund në botë askush nuk guxon t’i prekë paratë e trustit, sepse ato prekën vetëm kur del në pension. Prandaj kjo është gabim”, ka thënë Basha.

Deputeti i VV-së tutje tha se rreth 400 mijë kosovarë në trust i kanë vetëm nga 400 euro, që sipas tij, i bie të marrin vetëm nga 40 euro.

“Nëse janë paratë e qytetarëve, atëherë pse nuk e bëjnë që t’i heqin të gjitha. Por ligji e përcakton se ato para duhet të hiqen vetëm kur dalin në pesion, që të kenë pensionistët jetë të dinjitetshëm”, tha Basha.

Ai tha se nuk qëndron fakti se ky trust iu ndihmon qytetarëve. “Ne nuk jemi vazhdimisht kundër, sepse ne kemi votuar për marrëveshje ndërkombëtare. Edhe rritjen e deficitit e kemi votuar. Në këtë ligj për rimëkëmbje janë edhe fondet e AKP-së dhe ato para janë të njerëzve që kompanitë e tyre janë privatizuar”, tha deputeti i VV-së. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat