Analisti: Thaçi më parë e quante armik të përbetuar të Kosovës, sot takohet me të

Aktuale

Analisti: Thaçi më parë e quante armik të përbetuar të Kosovës, sot takohet me të

Nga: A.Morina Më: 5 tetor 2020 Në ora: 18:17
Hashim Thaçi

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaci ka realizuar vizitën e parë brenda Bashkimit Evropian, në Bruksel atë e ka pritur i angazhuari për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajcak.

Pas këtij takimi, analisti politikë, Petrit Zogaj i ka kujtuar deklaratat e Thaçit, kur ky i fundit e quante armik të përbetuar të Kosovës, Lajçakun.

"Thaçi i dëshpruar nga izolimi që i është bërë, nga një armik të përbetuar të Kosovës, siç e përshkruante vetëm muaj më parë, e kthen Lajcakun në shtyllen e dialogut Kosovë-Serbi", deklaroi Zogiani, përcjell "Bota sot".

Postimi i plotë

Thaçi i deshpruar nga izolimi qe i eshte bere, nga nje armik te perbetuar te Kosoves, sic e pershkruante vetem muaj me pare, e kthen Lajcakun ne shtyllen e dialogut Kosove-Serbi. Ne nderkohe, njerezit rreth Thaçit, qe i paten organizu nje fushate kunder Lajcakut, tash duhet me i fshi gjithe ato shkrime e statuse qe i paten bere. Kesaj i thojne qasje strategjike e racionale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat