Lajçak ia kthen Thaçit: Nuk mund të pajtohem më tepër se kaq

Aktuale

Lajçak ia kthen Thaçit: Nuk mund të pajtohem më tepër se kaq

Më: 5 tetor 2020 Në ora: 19:20
Hashim Thaçi dhe Miroslav Lajçak

Përfaqësuesi i Posaçëm i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, i ka dhënë mbështetje asaj që Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi e tha lidhur me takimin që kanë pasur sot.

“Nuk mund të pajtohem më tepër se kaq”, ka thënë Lajçak përmes Twitter, duke rishpërndarë postimin e Thaçit: “Bisedë e shkëlqyer me Miroslav Lajçak në Bruksel. Dialogu nuk ka alternativë. Kosova dhe Serbia duhet që të arrijnë marrëveshjen finale”.

“Neve na duhet BE dhe ne i duhemi BE-së. Ne duhet vepruar. Lajçak e ka mbështetjen time në këtë proces”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat