Qerkini: NATO e di nga imazhet satelitore se ku janë të pagjeturit

Aktuale

Qerkini: NATO e di nga imazhet satelitore se ku janë të pagjeturit

Më: 5 tetor 2020 Në ora: 19:42
Bajram Qerkini

Bajram Qerkini thotë se NATO e di nga imazhet satelitore se ku janë të pagjeturit e luftës së fundit në Kosovë.

Qerkini deklaroi se institucionet e Kosovës nuk kanë bërë presion tek ndërkombëtarët që të njëjtit t’i bëjnë presion Serbisë për të treguar rreth fatit të të pagjeturve.

“Institucionet tona nuk kanë bërë presion tek ndërkombëtarët të cilët është dashtë të bëjnë presion tek Serbia. Mos të mendojnë asnjë shqiptarë dhe politikanë i Kosovës që vjen një serb dhe thotë këtu e kam dërguar, 300 kilometra larg nga ktu dhe e kam fshehur dhe kam ndërtuar beton sipër tij ose shtëpia dhe vjen të thotë se këtu e kam lënë të pagjeturin”

“Familjarët mendojnë se Bashkësia Ndërkombëtare jo vetëm kjo deklaratë por para se me bombarduar kasapin e Ballkanit i ka pasur edhe imazhet satelitore dhe 5 shtetet e QUINTIT e kanë përcjellur çdo gjë që ka ndodhur në Republikën e Kosovës edhe në metër katror”.

“Nuk ka kush që më bind që NATO nuk i ka të gjitha ato fotografi edhe atë me milimetër me ditë se çdo njëri ku është. Pse nuk bëhen Qeveria e Republikës së Kosovës aq e fortë sa me i thënë Bashkësisë Ndërkombëtare, Brukselit, Washingtonit dhe kudo qoftë me thanë se “ne i kemi familjarët duke qajt që 21 vjet e njerëzit janë marrë edhe të gjallë edhe të masakruar dhe e dini ju me fotografi se ku i kanë quar – por çka bëjnë përlahen mes vete dhe thonë se të gjitha i dinë por Serbia nuk po tregon, mos të presin që do tregojnë kurrë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat