Afro 14 mijë të shëruar nga Covid-19 në Kosovë, mbi 1 mijë raste aktive

Aktuale

Afro 14 mijë të shëruar nga Covid-19 në Kosovë, mbi 1 mijë raste aktive

Më: 5 tetor 2020 Në ora: 23:58
Foto ilustrim

Afro 14 mijë persona janë shëruar nga Covid-19 në Kosovë. Derisa 632 pacientë kanë humbur betejën me këtë virus.

Që nga 13 marsi kur u paraqiten dy rastet e para pozitive me koronavirus, numri total i rasteve është 15 mijë e 855 raste nga 70 mijë e 873 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2.

Aktualisht numri i rasteve aktive me Covid-19 është 1 mijë 294, me gjithsej 632 raste të vdekjes.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 73 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 13 mijë e 929 raste.

“Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 654 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 41 raste pozitive. Brenda 24 orëve janë raportuar dy raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv (1 rast nga spitali Gjilan dhe 1 rast nga spitali Prizren)”, ka njoftuar sot IKSHPK. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat