Haziri kërkon nga organet e drejtësisë ta zbardhin vdekjen e Agon Musliut

Aktuale

Haziri kërkon nga organet e drejtësisë ta zbardhin vdekjen e Agon Musliut

Më: 6 tetor 2020 Në ora: 11:11
Lutfi Haziri

Në komisionin Hetimor Parlamentar për Menaxhimin e Pandemisë nga Qeveria e Kosovës, është duke vazhduar raportimi i kryetari të komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri.

Haziri është duke dëshmuar për rastin e vdekjes së Agon Musliut i cili ndërroi jetë në Qendrën Karantinë që ishte tek Qendra e Studentëve e cila në kohën e pandemisë shërbeu si karantinë për të gjithë qytetarët që vinin në Kosova nga vendet tjera.

Derisa ka thënë se nuk ka qenë në dijeni për gjendjen shëndetësore të Agon Musliut, Haziri ka kërkuar nga organet e drejtësisë që sa më parë ta zbardhin rastin për vdekjen e tij.

Tutje Haziri gjatë dhënies së dëshmisë para deputetëve të këtij komisioni tha se babain e Agon Musliut nuk e ka njohur më herët deri në momentin kur e ka kontaktuar për ta ndihmuar për riatdhesimin e djalit të tij.

Ndërsa, Agonin ai tha se ka qenë si emër i njohur në Gjilan pasi që ai është shpallur lexuesi i dalluar në bibliotekën e qytetit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat