Bytyqi i PDK-së: Hyrja në qeveri as në organet e partisë nuk diskutohet

Aktuale

Bytyqi i PDK-së: Hyrja në qeveri as në organet e partisë nuk diskutohet

Më: 6 tetor 2020 Në ora: 17:54
Bytyqi dhe Veseli

Zëdhënësi i Partisë Demokratike të Kosovës, Avni Bytyqi, ka folur në lidhje me mundësinë e përfshirjes së partisë në Qeveri.

Ai ka thënë se partia ku ai bën pjesë e ka pranuar rezultatin, dhe që në fillim ka konfirmuar se do të ngelet në opozitë.

‘’Më 6 tetor 2019, ka qenë vullneti i qytetarëve, kryetari Veseli e ka pranuar rezultatin, e ka bërë të qartë që PDK do të jetë opozitë ndaj politikave të gabuara por jo ndaj shtetit. 6 tetori, fillimi i fundit të partive kundërshtare të PDK-së. Sot pas një viti, të gjitha partitë politike kanë kërkuar që të bashkëpunojnë me PDK-në. Qëndrimi i PDK-së është i qartë që nga tetori 2019, mbesim në opozitë. Totaj e Lushtaku janë pjesë e rëndësishme e PDK-së, por pozicioni zyrtar i PDK-së është i qartë, ne jemi opozitë’’, ka thënë Bytyçi.

Madje, ai ka thënë se kjo temë as nuk diskutohet brenda organeve të partisë.

‘’Nuk është objekt i diskutimit brenda PDK-së, i tërë aktiviteti ynë ka qenë pandemia. Zyrtarë të lartë kanë shprehur qëndrime të ndryshme, e dini z. Haliti ka thënë që është më mirë të jemi pjesë e qeverisjes, megjithatë qëndrimi i PDK-së është i qartë. Pas një viti partitë tjera më shumë po flasin për përfshirjen e PDK-së në qeveri sesa vetë PDK-ja’’, ka shtuar Bytyçi.

Sipas tij, PDK-ja përgjatë këtij viti ka qenë krejtësisht parti opozitare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat