Nurellari: Brishtësia e Kosovës po fuqizon Serbinë në arenën ndërkombëtare

Aktuale

Nurellari: Brishtësia e Kosovës po fuqizon Serbinë në arenën ndërkombëtare

Më: 6 tetor 2020 Në ora: 22:38
Adri Nurellari,

Adri Nurellari, këshilltari i kryetarit të PDK-së, Kadri Veseli, ka folur për skenarët e fundit të Serbisë rreth krijimit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Sipas tij, Serbia po shërbehet me politika të vjetra dhe, sipas tij, kjo nuk është e re.

“Por shteti ynë është i brishtë duke nisur nga qeverisja e brendshme, pastaj Serbia ka avancuar në politikën e jashtme, duke ndryshuar raporte. Edhe fitorja e opozitës në Mal të Zi vije si ndërhyrje e Serbisë, pastaj ndikimi i Serbisë në Bosnje, etj”, ka thënë Nurellari.

Ai thekson se Beogradi gjendet në një situatë shumë komode, ka një manovër më të madhe ndërkombëtare.

“Serbia vazhdon të negocioi drejt forcimit të pozicionit të saj me Moskën dhe Pekinin. Pastaj këtu vije paaftësia e BE-së për t’u marrë me oborrin e shtëpisë… Të gjitha këto e kanë lënë Kosovën në një pozicion të brishtë. Në Serbi e bëjnë atë që e kanë bërë gjithmonë, dëmtimin e Kosovës”, theksoi ai në RTK.

Nurellari vlerëson se problemi kryesor aktualisht në përballje me Serbinë është brishtësia e Kosovës.

“Asgjë nuk mund të imponohet në Këshillin e Sigurimit pasi aty kemi SHBA-në dhe Britaninë e Madhe si vende me veto dhe vende anëtare të përhershme”, ka thënë Nurellari duke komentuar mundësinë se në mbledhjen e 21 tetorit mund të ketë befasi në Nju Jork sa i përket Asociacionit.

“Shqetësimin e madh e kam nëse rritet presioni ndaj Kosovës në këto kushte të brishtësisë që të imponohet ndonjë gjë nga BE-ja e që Kosova duhet ta gëlltis”, ka thënë ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat